Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Moska është në kontakt me Elon Musk për bashkëpunimin në fushën e satelitëve në orbitën e ulët të Tokës, duke vlerësuar përpjekjet e sipërmarrësit amerikan në zhvillimin e teknologjisë hapësinore.
“Elon Musk është një gjeni industrial, ai ka më shumë se 5,000 satelitë në orbitë. Ne jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë amerikanë, përfshirë z. Musk”, deklaroi Putin gjatë një vizite në një ekspozitë, në kuadër të samitit “Rusi-Afrikë”, raportoi Sputnik.
Kreu i Kremlinit theksoi se vendosja e satelitëve në orbitë kërkon organizim dhe disiplinë, duke shtuar se bashkëpunimi në këtë fushë vazhdon pavarësisht tensioneve politike mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Si ne ashtu edhe partnerët tanë amerikanë i kushtojmë shumë rëndësi kësaj dhe, pavarësisht çështjeve politike, bashkëpunojmë ngushtë në këtë fushë”, u shpreh presidenti rus.
Putin foli gjithashtu për sistemin satelitor rus “Rasvet”, i cili synon të ofrojë shërbime të ngjashme me ato të rrjetit “Starlink”, të kompanisë SpaceX. Sipas tij, projekti është ende në fazat e para dhe Rusia duhet të rrisë ndjeshëm numrin e satelitëve në orbitë.
Ai bëri të ditur se aktualisht sistemi “Rasvet” ka rreth 30 satelitë në orbitë, ndërsa vlerësoi cilësinë e teknologjisë së zhvilluar deri tani.
“Ky është vetëm hapi ynë i parë. Por jemi krenarë që e kemi filluar këtë punë dhe që e kemi filluar në mënyrë të pavarur. Ne kemi bërë vetëm hapin e parë. Por është e rëndësi


