Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte përgatitur të mbante pushtetin me forcë, por të dielën u tërhoq papritur, sipas një raportimi të gazetës britanike The Times.
Duke iu referuar politikanëve serbë dhe një ish-zyrtari të lartë të policisë, gazeta shkruan se faktorët vendimtarë në tërheqjen e Vuçiçit ishin epërsia e Listës Studentore me 500 mijë vota, si dhe telefonatat që i bënin thirrje të mos e çonte më tej përplasjen.
Ish-drejtuesi i njësisë kundër terrorizmit në Serbi, Spasoje Vuleviç, deklaroi se Vuçiç kishte dislokuar 4 mijë policë dhe 3 mijë mbështetës në qendër të Beogradit, me synimin për të penguar ndryshimin e pushtetit.
Ndërkohë, Radomir Saiçiç, kandidat i Listës Studentore, pretendon se plani për të përmbysur me forcë rezultatet e zgjedhjeve ndryshoi pas telefonatave nga përfaqësues të policisë dhe agjencive të tjera.
Sipas raportimit, Vuçiç pranoi humbjen vetëm 90 minuta pas mbylljes së qendrave të votimit. Ndërkohë, pretendimet se vendimi i tij mund të jetë ndikuar nga ish-kryeministri hungarez Viktor Orbán mbeten të pakonfirmuara.a.b



