Genoa ka fituar 2:0 ndaj Juventusit në xhiron e nëntë të Serie A të Italisë të mërkurën mbrëma, ndërsa Edon Zhegrova luajti në tërë pjesën e dytë.
Fitoren vendësit e arritën me dy golat e pjesës së parë. Kingsley Ehizibue dhe Tommaso Baldanzi i shënuan golat e fitores.
Mario Mitaj luajti te Genoa nga minuta e 41-të.
Ndërkohë, Arman Durmishi mbeti në bankën rezervë te Juventusi që ka 14 pikë në vendin e tetë.
Genoa në vendin e 13-të i ka 10 pikë.
Zhegrova e Durmishi në stol te Juventusi, nuk starton as Mitaj
Edhe
Tjetër miqësore e Zhegrovës pa lënë gjurmë
Edon Zhegrova e Amran Durmishi kanë mbetur në stol te Juventusi për ndeshjen ndaj Geonas.
Nga fillimi i ndeshjes te Genoa nuk do të paraqitet as mbrojtësi i krahut, Mario Mitaj.
Të tre futbollistët shqiptarë nuk kanë fituar rastin të paraqiten nga fillimi për klubet e tyre përkatëse, Juventus, përkatësisht Genoa.
Ndeshjes Genoa – Juventus luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së nëntë të Serie A italiane.
Juventusi me dy shqiptarë ndaj Genoas
Juventusi do t’i ketë dy shqiptarë për ndeshjen ndaj Genoas që luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së nëntë të Serie A.
Përveç Edon Zhegrovës, trajneri Luciano Spalletti e ka ftuar për herë të parë për ndeshje zyrtare edhe sulmuesin e të rinjve, Arman Durmishi.
Te Genoa luan Mario Mitaj.
Edhe
Zhegrova nuk udhëton me Juven, ftohet një tjetër shqiptar
Durmishi është 18-vjeçar dhe ka paraqitje për U19 të Shqipërisë.
Ai u lind në vitin 2008 në Koper të Sllovenisë.
E nisi karrierën te Koperi dhe me grupmoshën U17 i realizoi 28 gola. Si 16-vjeçar kishte debutuar në elitën e futbollit slloven ndaj Olimpija Lubjanës.
Juventusi e kishte fituar konkurrencën me Leipzigun dhe Parman dhe i siguroi shërbimet e tij në vitin 2024. Durmishi është i gjatë 190 centimetra.
Durmishi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2028.
Ndaj Genoas minuta pritet të ketë Edon Zhegrova.
Edhe
Fiton Juventusi, 20 minuta për Zhegrovën
Sulmuesi i Kosovës ka dy gola të shënuar e një asistim në gjashtë paraqitjet e këtij sezoni.
Juventusi i ka 14 pikë në vendin e shtatë. Genoa i ka 7 pikë në vendin e 16-të.
