Urdhër-arreste për 68 persona në Stamboll, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

29 Tetor 2026 | 07:22

Një operacion është zhvilluar në orët e mëngjesit në Bashkinë e Bakırköy në Stamboll, në kuadër të një hetimi për dyshime për parregullsi në tendera dhe procedurat e dhënies së lejeve.

Për 68 persona është lëshuar urdhërarrest, ndërsa 56 prej tyre janë ndaluar, mes tyre gjashtë nënkryetarë të bashkisë, dy anëtarë të këshillit bashkiak dhe punonjës të institucionit.

Sipas Prokurorisë së Bakırköy, dyshohet se në procedurat e prokurimit publik janë kryer shkelje që kanë shkaktuar dëm financiar për shtetin. Gjithashtu, pretendohet se pronarëve të bizneseve që kërkonin leje ushtrimi aktiviteti u janë kërkuar para në mënyrë të paligjshme, ndërsa procedurat për ata që nuk paguanin janë vonuar qëllimisht.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën ditë kur pritej që kryebashkiakja Ayşegül Ovalıoğlu dhe anëtarë të këshillit bashkiak të largoheshin nga Partia Popullore Republikane (CHP) për t’iu bashkuar partisë Yeni Parti. Megjithatë, deri më tani nuk ka të dhëna që ta lidhin drejtpërdrejt operacionin me këtë zhvillim politik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Qindra familje në Spanjë janë në ankth pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të mërkurën në mëngjes, më 28 tetor, pranë Toledos, ndërsa presin të...
22:24 | 28/10/2026

Spiegel: Dy të arrestuar në Gjermani për planifikim sabotimi në favor të Rusisë

Policia ka arrestuar dy shtetas bjellorusë të dyshuar për planifikim sabotimi në Gjermaninë jugore , njoftoi sot Zyra e Prokurorit Publik të Mynihut, ndërsa revista...
20:50 | 28/10/2026

BE: Dimri i këtij viti do të jetë i vështirë, paralajmërojnë komisionerët e Energjisë dhe Mbrojtjes

Nafta dhe karburanti i aviacionit, të cilat janë thelbësore për transportin dhe për furnizimin e forcave të armatosura, u përmendën nga Komisionerët e Energjisë dhe...
20:13 | 28/10/2026