Kuvendi mblidhet sot pas përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës, në rend dite 12 projektligje

29 Tetor 2026 | 07:34

Kuvendi i Shqipërisë rikthehet këtë të enjte në seancë plenare, në orën 10:00, pas tensioneve dhe përplasjeve fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës gjatë mbledhjes së javës së kaluar.

Në seancën e sotme, deputetët do të shqyrtojnë 12 projektligje, një akt normativ dhe tri projektvendime. Pjesë e rendit të ditës është edhe një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen janë projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë”, për miratimin e të cilit nevojitet shumicë e cilësuar, projektligji për krijimin e Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndryshimet në legjislacionin për akcizat.

Seanca e sotme zhvillohet pas përplasjeve të javës së kaluar, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe zhvilluan debate të ashpra me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Pas tensioneve në nisje të punimeve, Peleshi vendosi që seanca të vijonte drejtpërdrejt me votimin e projektligjeve.

Në vijim, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin për 60 ditë të gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike: Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.

Mbetet për t’u parë nëse seanca e sotme do të zhvillohet pa incidente dhe nëse palët do të arrijnë të vijojnë normalisht shqyrtimin e nismave të parashikuara në rendin e ditës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peleshi i heq fjalën Berishës për gjithë seancën, kreu i PD-së akuzoi PS-në për dhunën ndaj studentëve

Tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës për...
10:22 | 29/10/2026

Nis seanca plenare në Kuvend, opozita i bie tavolinave! Bllokojnë edhe foltoren (VIDEO)

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe kaos. Në momentin që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka...
10:15 | 29/10/2026

Projektbuxheti 2027, ministri Malaj: Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike! Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj këtë të enjte po prezanton në Konferencën e Kryetarëve projektligjin për buxhetin 2027. Partia Demokratike nga ana tjetër ka njoftuar se ka...
09:06 | 29/10/2026