Kriza e Juventusit; sulmues “pa dhëmbë”, mbrojtje si “shoshë” dhe fantazistë pa fantazi

29 Tetor 2026
7:59
Alfred Lleshi
back button

Dikur, slogani i Juventusit ishte: “E vetmja gjë që ka rëndësi është fitorja”. Sot, bardhezinjtë fitojnë rrallë; vetëm 4 herë në 9 javë kampionati, me 14 pikë nga 27 të mundshme. Titulli është 11 pikë larg, ndërsa zona Champions 6 pikë.

Në “Marassi”, Juventusi tregoi një paraqitje të turpshme, duke u dominuar nga Genoa, skuadër që deri vonë kritikohej nga tifozët për mungesën e lojës. Vitinha dukej si Mbappé, ndërsa Osmajic interpretoi në mënyrë perfekte rolin e qendërsulmuesit që i mungon Juventusit.

Pjesa e parë ishte katastrofike, pa asnjë rast të mirë shënimi. Edhe pas pushimit, skuadra e Spallettit nuk dha shenja rikuperimi. Ndryshimet taktike nuk sollën përmirësim, ndërsa Kolo Muani u shfaq sërish pa ide dhe forcë. As Zhegrova, Boga dhe Alajbegovic nuk i dhanë krijimtari lojës.

Përgjegjësitë ndahen mes trajnerit, lojtarëve mediokër dhe drejtuesve që ndërtuan keq skuadrën në merkato. Shifrat janë domethënëse: në 9 ndeshjet e para, sezonin e kaluar, Juventusi i Spallettit kishte marrë 18 pikë, ndërsa Thiago Motta kishte grumbulluar 17 pikë në të njëjtën fazë të sezonit 2024-2025.

Të dielën, në Torino vjen Napoli, që e ka kapur Juventusin në renditje.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit