Moti në Shqipëri, kthjellime dhe temperatura deri në 22°C

Qarkullimi i masave ajrore veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë gjatë pjesës së parë të ditës.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen disi më të pranishme në pothuajse të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në zonat përgjatë kufirit lindor. Megjithatë, nuk priten reshje. Moti i qëndrueshëm do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit dhe në mesditë. Vlerat ditore do të luhaten nga 4°C, temperatura minimale e shënuar në Pukë, deri në 22°C, që pritet të jetë vlera maksimale në rang vendi.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë me intensitet mesatar, me shpejtësi deri në 40 km/h, kryesisht nga drejtimi verior. Për pasojë, në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.



