Vincent Kompany lë spitalin, identifikohet problemi shëndetësor i trajnerit të Bayern-it

Pesë ditë pasi u rrëzua në fushë në qendrën stërvitore të Bayern Munchen, trajneri Vincent Kompany ka dalë nga spitali dhe ky është një lajm shumë i mirë jo vetëm për bavarezët. Trajneri belg është kthyer në shtëpi për të vazhduar fazën e rehabilitimit.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, para ndeshjes së Kupës kundër Magdeburg. Ai ka sqaruar edhe shkakun e problemit shëndetësor të trajnerit Kompany.
“Mjekët kanë zbuluar se për çfarë bëhet fjalë. Është një irritim meningeal (acarim i membranave që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore, meningjit) që ka shkaktuar atë që ndodhi, – ka thënë Eberl. – Jam i sigurt se shpejt do të kthehet në stol në 100%. Për ne është lajmi më i mirë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



