Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD nuk shkon në Konferencën e Kryetarëve: S’bëhemi pjesë e farsës

Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD nuk shkon në Konferencën e Kryetarëve: S’bëhemi pjesë e farsës

08:42, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka denoncuar tentativën e qeverisë Rama për të kaluar pr/buxhetin 2027 dhe paketën fiskale pa transparencë dhe debat parlamentar, duke i mohuar opozitës të drejtën për shqyrtimin e dokumentacionit.

Kjo bëhet edhe më shqetësuese në kushtet e krizës së rëndë politike, ku prej më shumë se 150 ditësh protesta ku shqiptarët në rrugë e sheshe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama.

Në këto kushte Grupi Parlamentar i PD-së njofton se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve e thirrur sot në mëngjes në orën 08:30, ku ministri i Financave është parashikuar të prezantojë projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027 dhe paketën fiskale.

“Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, respektimin e opozitës dhe kontrollin parlamentar, shumica po kërkon që Kuvendi të përshtatet me axhendën politike dhe mediatike të qeverisë.

Ne nuk pranojmë që institucioni i Parlamentit të përdoret për të prodhuar një fasadë normaliteti, ndërkohë që rregullat e funksionimit të tij nuk respektohen” thuhet në deklaratën e grupit parlamentar të PD-së.

Plani i maxhorancës

PD thotë se që nga momenti i njoftimit të mbledhjes e deri në mesnatë, deputetëve nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin që pretendohet të prezantohet.

"As projektligjet, as relacionet shpjeguese, as dokumentacioni financiar që duhet të shoqërojë një nismë të kësaj rëndësie. Pra, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë thirren të dëgjojnë ministrin e Financave të flasë për një dokument që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë, ta studiojnë apo ta analizojnë"

Opozitës po i mohohet detyra kushtetuese të shqyrtojë, të kontrollojë, të kërkojë llogari dhe të vendosë mbi përdorimin e parave të qytetarëve shqiptarë. Kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë Parlamenti i një vendi demokratik.

Po kështu është shkelur dhe neni 12, pika 3, i Rregullores së Kuvendit i cili përcakton shprehimisht se mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, si rregull, zhvillohen jo më herët se 48 orë nga momenti i njoftimit, ndërkohë që opozita është njoftuar për mbledhjen që do të zhvillohej sot në mëngjes, vetëm pasditen e djeshme.

"Buxheti i shtetit nuk është një dokument formal. Ai përcakton se sa para do të mblidhen nga qytetarët dhe bizneset, si do të shpenzohen ato, cilat sektorë do të financohen dhe cilat do të jenë prioritetet reale të qeverisë.

Prandaj, shqyrtimi i tij kërkon transparencë, dokumentacion të plotë, kohë të mjaftueshme dhe debat parlamentar.

Nuk mund të ketë debat pa dokumente. Nuk mund të ketë kontroll parlamentar pa informacion. Dhe nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga deputetët kur atyre u mohohet mundësia për të ushtruar detyrën" theksohet në njoftimin e PD-së. 

Opozita sqaron qëndrimin e saj se nuk po refuzon diskutimin e buxhetit por refuzon 'fasadën' dhe del me 3 kërkesa të shkruara në ligj dhe rregullore të Kuvendit.

"Opozita po refuzon një procedurë që e zbraz diskutimin parlamentar nga përmbajtja. 
-Ne kërkojmë që projektligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, t’u vihet menjëherë në dispozicion deputetëve. 
-Kërkojmë që Konferenca e Kryetarëve të thirret duke respektuar Rregulloren dhe të sigurohet një kalendar real shqyrtimi, me kohë të mjaftueshme për analizë, pyetje, diskutime dhe amendamente. 
-Kërkojmë që procesi të jetë transparent për publikun, sepse buxheti nuk i përket as qeverisë dhe as shumicës parlamentare.

Njoftimin e mbyllin me një kërkesë drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi për të garantur të drejtat e të gjithë deputetëve dhe zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

"Detyra e tij nuk është të organizojë axhendën e ministrave. Respektimi i ligjit dhe i procedurave parlamentare nuk është një favor që shumica i bën opozitës. Është detyrimi më elementar i çdo institucioni"

Për këto arsye, opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Sepse qeveria ka të drejtë të propozojë buxhetin, por nuk ka të drejtë t’i diktojë Parlamentit si duhet ta kontrollojë atë.

Njoftim për Shtyp i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Sot, në orën 08:30, është thirrur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve të Kuvendit, ku ministri i Financave, është parashikuar të prezantojë projektligjin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027 dhe paketën fiskale. 

Duam të sqaroj publikisht arsyet përse grupi parlamentar i PD ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë mbledhje.

Në momentin e njoftimit të mbledhjes e deri në mesnatë, deputetëve nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin që pretendohet të prezantohet.

As projektligjet, as relacionet shpjeguese, as dokumentacioni financiar që duhet të shoqërojë një nismë të kësaj rëndësie.

Pra, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë thirren të dëgjojnë ministrin e Financave të flasë për një dokument që nuk kanë pasur mundësi ta lexojnë, ta studiojnë apo ta analizojnë.

Dhe kjo nuk është mënyra se si duhet të funksionojë Parlamenti i një vendi demokratik.

Kuvendi nuk është sallë konferencash e qeverisë. Deputetët nuk janë publik i ftuar në prezantimet e ministrave.

Detyra jonë kushtetuese është të shqyrtojmë, të kontrollojmë, të kërkojmë llogari dhe të vendosim mbi përdorimin e parave të qytetarëve shqiptarë.

Për më tepër, mbledhja është njoftuar vetëm pasditen e djeshme, për t’u zhvilluar sot në mëngjes.

Neni 12, pika 3, i Rregullores së Kuvendit përcakton shprehimisht se mbledhjet e Konferencës së Kryetarëve, si rregull, zhvillohen jo më herët se 48 orë nga momenti i njoftimit.

Ky rregull nuk mund të shpërfillet sipas dëshirës së Kryetarit të Kuvendit.

Aq më pak kur bëhet fjalë për ligjin më të rëndësishëm financiar të vitit.

Buxheti i shtetit nuk është një dokument formal. Ai përcakton se sa para do të mblidhen nga qytetarët dhe bizneset, si do të shpenzohen ato, cilat sektorë do të financohen dhe cilat do të jenë prioritetet reale të qeverisë.

Prandaj, shqyrtimi i tij kërkon transparencë, dokumentacion të plotë, kohë të mjaftueshme dhe debat parlamentar.

Nuk mund të ketë debat pa dokumente. Nuk mund të ketë kontroll parlamentar pa informacion. Dhe nuk mund të kërkohet përgjegjësi nga deputetët kur atyre u mohohet mundësia për të ushtruar detyrën.

Në vlerësimin tonë, mënyra se si është organizuar kjo mbledhje ngre dyshimin e arsyeshëm se qëllimi nuk është një diskutim serioz për financat publike, por krijimi i një aktiviteti propagandistik të qeverisë.

Kjo bëhet edhe më shqetësuese në kushtet e krizës së rëndë politike që po përjeton vendi.

Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, respektimin e opozitës dhe kontrollin parlamentar, shumica po kërkon që Kuvendi të përshtatet me axhendën politike dhe mediatike të qeverisë.

Ne nuk pranojmë që institucioni i Parlamentit të përdoret për të prodhuar një fasadë normaliteti, ndërkohë që rregullat e funksionimit të tij nuk respektohen.

Duam të jemi shumë të qartë.

Opozita nuk po refuzon diskutimin e buxhetit. Opozita po refuzon një procedurë që e zbraz diskutimin parlamentar nga përmbajtja.

Ne kërkojmë që projektligji për Buxhetin e Shtetit për vitin 2027, së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues, t’u vihet menjëherë në dispozicion deputetëve.

Kërkojmë që Konferenca e Kryetarëve të thirret duke respektuar Rregulloren dhe të sigurohet një kalendar real shqyrtimi, me kohë të mjaftueshme për analizë, pyetje, diskutime dhe amendamente.

Kërkojmë që procesi të jetë transparent për publikun, sepse buxheti nuk i përket as qeverisë dhe as shumicës parlamentare.

Buxheti i përket qytetarëve shqiptarë.

Dhe së fundi, dua t’i drejtohem Kryetarit të Kuvendit.

Detyra e tij nuk është të organizojë axhendën e ministrave, por të garantojë të drejtat e të gjithë deputetëve dhe zbatimin e Rregullores së Kuvendit.

Respektimi i ligjit dhe i procedurave parlamentare nuk është një favor që shumica i bën opozitës. Është detyrimi më elementar i çdo institucioni.

Për këto arsye, opozita nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Sepse qeveria ka të drejtë të propozojë buxhetin, por nuk ka të drejtë t’i diktojë Parlamentit si duhet ta kontrollojë atë.

 

 

Kjo bëhet edhe më shqetësuese në kushtet e krizës së rëndë politike që po përjeton vendi.

Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, respektimin e opozitës dhe kontrollin parlamentar, shumica po kërkon që Kuvendi të përshtatet me axhendën politike dhe mediatike të qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco