Pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike dhe riparimit të defekteve të konstatuara, njësia A3 e termocentralit “Kosova A” është rikthyer në rrjetin elektroenergjetik, njoftoi Korporata Energjetike e Kosovës.
Njësia është sinkronizuar gjatë orëve të para të mëngjesit dhe tashmë po funksionon normalisht, me parametra të qëndrueshëm.
Të lidhura
None found
Sipas KEK-ut, rikthimi i bllokut në punë u mundësua falë angazhimit të madh, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat ndërhynë me efikasitet për zgjidhjen e problemeve dhe vënien e njësisë në funksion.
“KEK shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për stafin profesional e teknik dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova A, për angazhimin e pandërprerë, përgjegjësinë dhe përkushtimin e dëshmuar në përballimin e sfidave teknike dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.







