Projektbuxheti 2027, ministri Malaj: Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike! Do të dyfishohet bonusi i pensionistëve

29 Tetor 2026 | 09:06

Ministri i Financave, Petrit Malaj këtë të enjte po prezanton në Konferencën e Kryetarëve projektligjin për buxhetin 2027. Partia Demokratike nga ana tjetër ka njoftuar se ka bojkotuar Konferencën e Kryetarëve duke argumentuar se nuk u është vënë në dispozicion asnjë dokument për projektbuxhetin, as relacionet shpjeguese dhe as dokumentacioni financiar që pritet të prezantohet.

Malaj gjatë fjalës së tij u shpreh se do të dyfishohet bonusi i pensionistëve. Sipas tij, bonusi i bebeve do të pësojë një rritje progresive, e cila do të shtrihet deri në moshën 5 vjeç të fëmijës.

“Mbi 10 miliardë lekë shpenzime publike më të lartat e ndonjëherë, më shumë para për pensionet shëndetësinë, mbrojtja sociale, arsimi por edhe mbrojtja dhe siguria. Janë fusha ku matet përgjegjsia e shtetit. Ka tre prioritete themelore, mirëqenia socilae, stabiliteti fiskal dhe investimet reformat dhe integrimi evropian.

Indeksimi do të bëhet në prill 2027, si dhe do të dyfishohet bonusi i pensionistëve, me vlerë 20 miliardë lekë. Deri në moshën 5 vjeç vlera e bonusit të bebeve do të rritet në mënyrë progresive”, tha Malaj.

Ministri i Financave theksoi se Shqipëria do të vijojë rrugën e konsolidimit fiskal, duke financuar zhvillimin pa rrezikuar stabilitetin ekonomik të vendit. Ai theksoi se të ardhurat buxhetore për vitin 2027 parashikohen të arrijnë në 907.9 miliardë lekë.

“Edhe në vitin 2027 do të vijojmë rrugën e konsolidimit fiskal. Shqipëria po financon zhvillimin pa rrezikuar stabilitetin. Të ardhurat buxhetore për 2027 parashikohen në masën e 907.9 miliardë lekë, 9.4 milionë euro ose sa 30.9 % e PBB.

Programi i të ardhurave mbështet synimin e Ministrisë së Financave për rritjen nëpërmjet miradministrimit tatimor dhe doganor, realizimin e reformave të rëndësishme si dhe mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor dhe borxhit publik. Në 2027 parashikohet që të ardhurat totale të arrijnë në 56 miliardë lekë ose 560 milionë euro më shumë krahasuar me ato të vitit 2026”, tha ministri.

Ndër të tjera, ai ka prezantuar dhe prioritetet kryesore që do të financohen në sektorin e arsimit.

“Prioritetet kryesore që do të financohen janë: 1.1 miliardë lekë për rritjen e bursave të studentëve që vijnë nga familjet në nevojë; 400 milionë lekë shtesë që shkojnë për përmirësimin e infrastrukturës së arsimit bazë; 500 milion lekë për programin mësimor after school dhe 100 milionë lekë për kërkimin shkencor. Përmes këtyre investimeve synojmë të përmirësojmë kushtet dhe të forcojmë lidhjet mes arsimit, dijes dhe zhvillimit të vendit”, u shpreh Malaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për Buxhetin 2027, PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve: Nuk na është vënë në dispozicion asnjë dokument

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka njoftuar këtë të enjte se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila ka...
08:48 | 29/10/2026

Sigurim i kushteve për një vrasje dhe grup i strukturuar kriminal, ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar këtë të enjte në vendin tonë nga Frankfurti. Policia bën me dije se i riu akuzohet...
08:40 | 29/10/2026

Si do reflektohet ulja e çmimeve në supermarkete? Eksperti: Taksat e reja riekuilibrojnë shoqërinë, paketa fiskale të mbështesë industrinë

Alban Zusi, ekspert i bujqësisë, ekonomisë dhe sigurisë ushqimore, ka folur lidhur me taksat e reja, duke argumentuar se taksimi më i lartë i mjeteve...
22:08 | 28/10/2026