Për ambasadorin dhe diplomatin Agim Nesho, letra e dy kongresmenëve ameriaknë është tejet e rendësishme, për faktin se ajo vjen nga dy kryetarë komisionesh, po ashtu të rëndësishëm të Kongresit amerikan.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Nesho thotë se letra e kongresmenëve nuk ka të bëjë me raste specifike, por për faktin se në Shqipëri është instaluar një sistem autokrat.
Ambasadori e vë theksin te kambanat e alermit që dy kongresmenët kanë ngritur ndaj DASH për të vepruar në Shqipëri ndaj regjimit të Ramës, i përkrahur edhe nga projekte të ndryshme balkanike të mëparshme.
Sipas tij, deri më 5 nëntor Kongresi ka lënë afat për një raport të detajuar se çfarë ndodh në Shqipëri, ndaj për këtë arsye DASH dhe ambasada amerikane në Tiranë duhet të sjellin fakte konrete.
Letra është e rëndësishme, vjen nga dy kryetarë të komisioneve të rëndësishme. Përfaqësuesi që e ngre një çështje, ka një impakt direkt te DASH. Letër e cila s’ka të bëjë me raste specifike për znj. Balluku e Hyseni, por për sistemin autokrat të vendosur në Shqipëri. Letra është ndaj regjimit të Ramës.
Ka vajtur vëmëndje ndaj SHBA, që DASH duhet të veprojë ndaj një regjimi nën përkrahjen me projekte të ndryshme ballkanike. Kanë rënë kambanat e alarrmit për një veprim. Me rëndësi është që vendosin afat. Deri më 5 nëntor Kongresi kërkon një rasport të detajuar se çfarë bëhët në Shqipëri.
DASH dhe ambasada amerikane në Tiranë do të evidentojnë fakte konkrete. Deri tani mund të kenë mbyllur sytë, dhe ngjarjet në aspektin e ndryshimeve gjeopolite dhe rënia e autokratëve në rajonin tonë kanë vëmë në lëvizje në kongresin amerikan.
Ka një vlerë tepër të madhe, vë në lëvizje një ingranzh të ekzekutivit të DASH. Vë para përgjegjësisë ambasadën amerikane në Shqipëri për korrupsionin galopant në Shqipëri, që qyettarët e studentët po ngrihen në revoltë për të ndryshuar këtë regjim kleptokratik që ka kapur vendin tonë.
© SYRI.net
THE GUARDIAN: Gjobë sa gjashtë paga mujore për ata që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD nuk shkon në Konferencën e Kryetarëve: S’bëhemi pjesë e farsës
I kërkojnë dorëheqjen/ Rama vijon tallet me protestën, nxjerr ftesat te tavolinën e gurtë para zyrës së tij