Aktualitet

“Isha unë”, rrëfehet vrasësi i shqiptarit të gjetur në pus në Itali/Konflikti lidhej me drogën!

“Isha unë.” Me këto fjalë, një 29-vjeçar nga zona e Cesenës në Itali solli një zhvillim vendimtar në hetimin për trupin e gjetur në një pus në Longiano. Viktima u identifikua si Denaldo Maxhallaku, një 31-vjeçar shqiptar që punonte si bojaxhi dhe banonte në Gatteo a Mare.

Maxhallaku, baba i një vajze 1-vjeçe ishte larguar nga shtëpia mbrëmjen e 8 tetorit. Bashkëshortes i kishte thënë:

Po shkoj në bar, shihemi sonte.

Më pas, ai u takua me 29-vjeçarin italian, përdorues droge, çka çoi në një debat lidhur me borxhet për drogën dhe përfundimisht, në vrasje.

U ndjeva ngushtë, deklaroi i dyshuari.

Dinamika e ngjarjes:

Në mbrëmjen e zhdukjes, Denaldo Maxhallaku dhe 29-vjeçari u takuan në shtëpinë e këtij të fundit. Mes tyre lindi një debat, që më pas u përshkallëzua. I riu, i cili konsumonte lëndë narkotike kishte krijuar një borxh të konsiderueshëm të lidhur me drogën. Denaldon e qëlloi me armë zjarri.

Kisha frikë për veten dhe familjen. Ndihesha i kërcënuar, mësohet të ketë thënë 29-vjeçari, duke u përpjekur të justifikonte veprimet e tij.

Më tej, pretendoi se pas vrasjes, humbi kontrollin mbi veten duke e futur trupin e 31-vjeçarit në një automjet dhe e fshehu në një pus pranë fushave. Në fund, në përpjekje për të zhdukur çdo gjurmë, i vuri zjarrin makinës së tij.

Bashkëshortja e Denaldos:

Ai ishte një bashkëshort i pranishëm dhe një baba i përkushtuar.

Për të sqaruar çdo detaj lidhur me vrasjen, këtë të shtunë do të kryhet autopsia e trupit të viktimës.