Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e sotëm pranë derës së një lokali në Kamëz.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:30, në rrugën “Berisha”, ndërsa lënda plasëse fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Lokali është në pronësi të një 38-vjeçari me inicialet K. H. Pas njoftimit, shërbimet e specializuara xheniere ndërhynë dhe bënë të mundur heqjen e lëndës së dyshuar nga vendngjarja.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.












