PSG-ja gjen pasuesin e Kvaratskhelias, gati të bëjë lëvizjen për yllin e Leverkusenit

PSG-ja gjen pasuesin e Kvaratskhelias, gati të bëjë lëvizjen për yllin e Leverkusenit

09:40, 29/10/2026

Lëndimi i Khvicha Kvaratskhelias ka bërë që PSG-ja të mendojë për përforcime në merkaton e janarit, ndërsa në listën e dëshirave të kampionëve francezë ka përfunduar një talent i Bayer Leverkusenit.

Bëhet fjalë për Ibrahim Mazën, mesfushorin ofensiv 20-vjeçar, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij në fillim të sezonit 2026/27.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg të Sky Sport, drejtuesit e PSG-së kanë kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e futbollistit algjerian, duke shprehur interesimin për transferimin e tij.

Maza ka regjistruar tri gola dhe tri asistime në 10 ndeshje zyrtare këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e klubit francez.

Aftësia për të luajtur si në qendër, ashtu edhe në krahët e repartit ofensiv, e bën atë një alternativë interesante për trajnerin Luis Enrique.

Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë. Bayer Leverkuseni nuk dëshiron ta humbasë futbollistin në mes të sezonit dhe po përgatit një ofertë të re për vazhdimin e kontratës së tij përtej qershorit të vitit 2030.

Klubi gjerman synon ta shpërblejë progresin e Mazës edhe me një rritje të pagës, në përpjekje për ta mbajtur larg interesimit të skuadrave të tjera.

Përfaqësuesit e lojtarit pritet të takohen me drejtuesit e Leverkusenit gjatë muajit nëntor për të diskutuar kushtet e kontratës së re.

Nga ana tjetër, Luis Enrique ka deklaruar se mungesa e Kvaratskhelias nuk e detyron PSG-në të transferojë patjetër një lojtar të ri, megjithëse klubi po shqyrton mundësitë në treg.

PSG-ja mund të bëjë një ofertë zyrtare që në janar, veçanërisht nëse negociatat për rinovimin e kontratës së Mazës me Leverkusenin nuk ecin sipas planit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco