Një rast i dhunës në familje është raportuar në Malishevë, ku një grua dyshohet se ka kanosur djalin e saj pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 28 tetor 2026, rreth orës 22:15, në Malishevë.


E dyshuara, është arrestuar nga Policia dhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit kompetent, ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. /Telegrafi/