Saturday / October 31 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi Western Balkans Monitor

Rajoni mbetet larg mesatares së BE-së për mirëqenien, prin Mali i Zi, Shqipëria ngec në vend në 2025

Share Share Icon

Vendet e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me një hendek të konsiderueshëm në nivelin e mirëqenies krahasuar me Bashkimin Europian, ndërsa afrimi me standardet europiane po ecën me ritme të ndryshme në rajon.

Të dhënat e platformës së Institutit Ndërkombëtar të Vjenës që u përditësuan për vitin 2025 tregojnë se Mali i Zi kryeson gjashtë vendet e rajonit, me një nivel mirëqenieje sa 69% e mesatares së BE-së, i ndjekur nga Serbia me 67% dhe Maqedonia e Veriut me 64%.

Shqipëria renditet në vendin e katërt, me 61% të nivelit mesatar të mirëqenies në BE, ndërsa Bosnjë-Hercegovina arrin në 57% dhe Kosova në 54%.

Këto diferenca tregojnë se, pavarësisht perspektivës së përbashkët të integrimit europian, vendet e Ballkanit Perëndimor nisen nga nivele të ndryshme zhvillimi dhe përballen me sfida të ndryshme në procesin e afrimit me standardet e unionit.

Mali i Zi, që kryeson rajonin, shënoi përmirësimin më të madh në konvergjencë në vitin 2025, duke ngushtuar diferencën me mesataren europiane me 1,1 pikë përqindjeje. Kosova përmirësoi pozicionin relativ me 0,6 pikë përqindjeje, Serbia me 0,5 pikë përqindjeje dhe Bosnjë-Hercegovina me 0,4 pikë përqindjeje.

Ndërkohë, Shqipëria nuk shënoi ndryshim në treguesin e përgjithshëm, duke mbetur në nivelin 61% të mesatares së BE-së. Maqedonia e Veriut regjistroi një përkeqësim të lehtë. Kështu, ndërsa pjesa më e madhe e vendeve të rajonit kanë bërë hapa të kufizuar drejt ngushtimit të hendekut, ecuria nuk ka qenë e njëtrajtshme dhe as përparimi nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ndryshuar ndjeshëm pozicionin e tyre në raport me BE-në.

Konvergjenca e mirëqenies është një proces më i gjerë sesa rritja ekonomike, pasi ajo lidhet me të ardhurat, kushtet e jetesës, cilësinë e shërbimeve publike, arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën, qeverisjen, mjedisin dhe digjitalizimin. Për këtë arsye, përparimi në një sektor të vetëm nuk mjafton për të garantuar afrimin e përgjithshëm me standardet europiane.

Për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfida është që rritja ekonomike të përkthehet në përmirësim të qëndrueshëm të mirëqenies dhe në ngushtim të diferencave me qytetarët e BE-së. Të dhënat e vitit 2025 tregojnë se ky proces mbetet i ngadaltë, ndërsa diferencat mes vendeve të rajonit dhe mes tyre e BE-së vazhdojnë të jenë të konsiderueshme.

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian mbetet një shtysë për reforma, por treguesit e mirëqenies dëshmojnë se afrimi formal me unionin kërkon rezultate konkrete në ekonomi dhe në cilësinë e jetës. Edhe kur regjistrohet përparim, ritmi i tij është shumë i avashtë për të sjellë një ngushtim të ndjeshëm të hendekut me standardet europiane./ B.Hoxha

Burimi: wiiw

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Nën vëzhgim, kufiri i hollë mes mbrojtjes dhe rrezikut

Kamerat vendosen për të na mbrojtur, por çfarë ndodh kur ato kthehen në kërcënim për privatësinë dhe sigurinë tonë? Ngjarjet e fundit në vend kanë ...

3 hours më parë 13 Min Lexim

“Bizneset, përgjegjësi për sigurinë e pamjeve, edhe kur kamerat administrohen nga të tjerët”

Intervistë me Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale   Përdorimi gjithnjë e më i gjerë i kame...

3 hours më parë 22 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!