Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Projektbuxheti 2027/ Mbi 100 mln euro do të jetë fatura për pagesat e 7 kontratave koncesionare! FUND 3 PPP-të e Shëndetësisë

    E vrau me armë zjarri dhe e hodhi në pus, rrëfehet autori i vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar në Itali: E bëra unë

    Projektbuxheti 2027/ Ekonomia parashikohet të rritet me 4% në vit, borxhi publik vijon rënien në %

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » E vrau me armë zjarri dhe e hodhi në pus, rrëfehet autori i vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar në Itali: E bëra unë
    Aktualitet

    E vrau me armë zjarri dhe e hodhi në pus, rrëfehet autori i vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar në Itali: E bëra unë

    October 29, 2026
    E vrau me armë zjarri dhe e hodhi në pus, rrëfehet autori i vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar në Itali: E bëra unë

    Një 29-vjeçar italian ka pranuar autorësinë e vrasjes së Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet të mërkurën në një pus në zonën e Longianos, në Itali. Sipas hetimeve paraprake, krimi dyshohet se ndodhi pas një konflikti për borxhe të lidhura me drogën.

    “E bëra unë”, mësohet të ketë deklaruar 29-vjeçari nga zona e Cesenës, duke çuar në një zhvillim të rëndësishëm të hetimeve për vdekjen e shqiptarit, i cili punonte si bojaxhi dhe banonte në Gatteo a Mare.

    Denaldo Maxhallaku ishte larguar nga banesa mbrëmjen e 8 tetorit, duke i thënë bashkëshortes se do të shkonte në një lokal dhe se do të takoheshin sërish në mbrëmje. Por ai nuk u kthye më në shtëpi, duke lënë pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre vetëm një vjeçe.

    Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes nga hetuesit, mbrëmjen e zhdukjes, Maxhallaku dhe 29-vjeçari janë takuar në banesën e këtij të fundit. Aty dyshohet se mes tyre ka nisur një debat, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë.

    Sipas hetimeve, 29-vjeçari, i cili përdorte lëndë narkotike, kishte grumbulluar borxhe të konsiderueshme për drogën. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar shqiptarin, duke i shkaktuar vdekjen.

    “Kam pasur frikë për veten dhe familjen time, jam ndier i kërcënuar”, mësohet të ketë deklaruar i dyshuari, duke u përpjekur të shpjegojë veprimet e tij.

    Ai ka rrëfyer gjithashtu se pas vrasjes kishte humbur kontrollin dhe kishte transportuar trupin e 31-vjeçarit, duke e hedhur në një pus pranë fushave, me qëllim fshehjen e krimit. Për të zhdukur gjurmët, i dyshuari dyshohet se i ka vënë flakën edhe automjetit të shqiptarit.

    29-vjeçari ndodhet aktualisht në ambientet e karabinierëve në Savignano. Në orët në vijim pritet të transferohet në burgun e Forlit, ku do të qëndrojë në pritje të seancës për vleftësimin e ndalimit.

    Ndërkohë, për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 31-vjeçarit, pritet të caktohet ekspertiza mjekoligjore dhe të kryhet autopsia. Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht dinamikën e krimit dhe për të sqaruar çdo detaj të ngjarjes.

    armë zjarri autori i vrasjes drejtësia italiane hetimet e policisë italiane krim i rëndë krimi në Itali ngjarje kriminale policia italiane rrëfimi i autorit shqiptar i vrarë në Itali trupi i hedhur në pus viktima shqiptare vrasja e 31-vjeçarit vrasje në Itali zbardhja e vrasjes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Projektbuxheti 2027/ Mbi 100 mln euro do të jetë fatura për pagesat e 7 kontratave koncesionare! FUND 3 PPP-të e Shëndetësisë

    October 29, 2026

    E vrau me armë zjarri dhe e hodhi në pus, rrëfehet autori i vrasjes së 31-vjeçarit shqiptar në Itali: E bëra unë

    October 29, 2026

    Projektbuxheti 2027/ Ekonomia parashikohet të rritet me 4% në vit, borxhi publik vijon rënien në %

    October 29, 2026

    Pas transferimit të Veliajt në Fier, DPB kërkesë burgjeve për evidentimin e të arrestuarve për korrupsion

    October 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.