Shifra rekord për Interin, nuk merrte kaq pikë në startin e sezonit prej 32 vitesh

Me fitoren 0-2 në Venezia, Interi ka arritur kuotën e 25 pikëve në tabelën e klasifikimit, ku kryeson bashkë me Lazio-n. Kjo ecuri është fryt i 8 fitoreve dhe 1 barazimi.
Duke marrë në konsideratë vetëm erën e tri pikëve për fitoren sezoni 1994-95 ishte hera e parë me një ecuri të tillë për zikaltrit.
Edhe po të marrim parasysh edhe vitet kur jepeshin 2 pikë për fitoren, mbetet starti më i mirë sezonal, si në 1966-67-ën (atë sezon titullin e fitoi Juventusi) dhe në 1988-89-ën, kur zikaltrit fituan të ashtuquajturin titullin e rekordeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



