Vendosni fjalën kyçe....

Firmoset urdhri për transferimin e Ergys Agasit, mbahet sekret burgu ku do të dërgohet



Pas Erion Veliajt, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit.

Për lëvizjen e tij është firmosur urdhri përkatës nga Sadleva Bodo, ndërsa efektivët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në institucion për të kryer procedurat, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Burgu ku do të dërgohet Agasi mbahet sekret për arsye sigurie.