Egnatia dhe Teuta do të përballen sot në orën 18:30 në Rrogozhinë, në një takim të vlefshëm për javën e 9-të të Abissnet Superiores. Përpara kësaj sfide të rëndësishme për kreun e kampionatit, në konferencë për mediat ka folur trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Nevil Dede.
Tekniku i Egnatias zgjodhi të mbajë një qëndrim të përmbajtur dhe e përshkroi përballjen si një ndeshje normale të kampionatit. Mbetet për t’u parë nëse kjo është një mënyrë për të ulur presionin mbi skuadrën e tij apo thjesht vlerësimi i tij për takimin.
Të lidhura
None found
Dede vlerësoi organizimin e ri të Teutës, duke theksuar se klubi durrsak ka një strukturë të fortë dhe mbështetje të konsiderueshme. Ai shtoi se çdo klub shqiptar do të meritonte të kishte një organizim dhe përkrahje të tillë.
Sipas trajnerit, fakti që ndeshen skuadra e vendit të parë me atë të vendit të dytë përbën kryesisht një element me interes mediatik, ndërsa për të personalisht kjo mbetet një përballje e zakonshme.
Nevil Dede e cilësoi kampionatin shqiptar si një maratonë të gjatë dhe Teutën si pengesën e radhës që duhet kapërcyer, duke nënvizuar se skuadra durrsake e meriton pozicionin e parë.




