Lajmi i fundit

LIVE - Seanca parlamentare, opozita proteston me fotot e të dhunuarve në protestë, bllokon foltoren - Flet kreu i PD, Berisha

Berisha: Këta parlamentarë meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë

10:25, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend tha duke ju drejtuar deputetëve të PS se ‘këta parlamentarë e meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë’

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë, java dhe ditët që kaluan, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë, barbari të papara gjatë asnjë pushtimi.

Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka, mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve.

Këta parlamentarë që shihni këtu, këta janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka, se ata që çajnë kafka.

Këta janë kriminelë dhe këta e meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera, jo të rinjtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco