VIDEO/ Berisha shpërthen ndaj deputetëve socialistë: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë, Peleshi i heq fjalën

Këtë të enjte, kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga Kuvendi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të mazhorancës, duke u shprehur se policia ushtroi dhunë barbare ndaj të rinjve shqiptarë, ndërsa shtoi se kafkat dhe kockat e thyera, gazin lotsjellës i meritonin parlamentarët e PS-së dhe jo studentët.

“Të dashur qytetarë, java dhe ditët që kaluam, Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë. Në rrugët e Tiranës u thyen kockat e të rinjve, u çanë kafkat, u përdorën mjetet më të egra kundër të rinjve. Këta parlamentarë janë më kriminelë se ata që çajnë kafka dhe thyejnë kocka. Meritojnë këta gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kockat e thyera, plumbat e gomës”, u shpreh ai.

Të lidhura

None found

 

 

Kaq mjaftoi dhe kryeparlamentari Niko Peleshi t’i hiqte fjalën, ndërsa pohoi se këto deklarata ishin thirrje për dhunë. Ai pohoi se Berisha nuk do të kishte mundësi të fliste më përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë që më pas njoftoi mbylljen e seancës për 10 minuta. Sakaq, Berisha nuk pranoi që të ikte nga foltorja e Kuvendit, ndërsa u lidh live përmes FB-së së tij.


Shtuar më 29.10.2026 10:36