Niko Peleshi ka ndërprerë sërish seancën, pasi deputetët e PD-së kanë refuzuar të lirojnë foltoren.

Kryetari i Kuvendit u shpreh se seanca do të fillojë në momentin që foltorja të lirohet.

“Kryetari i Kuvendit ka marrë vendimin t’i heqë fjalën Sali Berishës, thirrje për dhunë nga foltorja e Kuvendit. Këtë vendim mund ta sfidoni nga kanalet që ju jep rregullorja, interpretimi i rregullores gjatë seancës nga kryetari i Kuvendit nuk mund të diskutohet. Sërish pushim deri sa të lirohet foltorja”, tha Peleshi.

Top Channel