Mungesa e avokatëve shtyn seancën ndaj Ilir Beqajt për dosjen e Sterilizimit

29 Tetor 2026 | 10:44

Pavarësisht vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila një ditë më parë rrëzoi përkohësisht vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotin e seancave në shkallën e parë në GJKKO, avokatët nuk janë paraqitur sërish në gjykatë, në pritje të një vendimmarrjeje nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

Mungesa e avokatëve është konstatuar edhe në seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili po gjykohet për dosjen e Sterilizimit.

I vetmi i pranishëm në seancë ishte vetë Beqaj. Ai deklaroi se kishte komunikuar me avokatët e tij, të cilët e kishin informuar se po prisnin vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për qëndrimin që do të mbanin.

Gjykata e konsideroi të paligjshme mungesën e avokatëve, por vendosi ta shtyjë seancën për më 10 nëntor, në orën 11:30.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Peleshi i heq fjalën Berishës për gjithë seancën, kreu i PD-së akuzoi PS-në për dhunën ndaj studentëve

Tensione në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës për...
10:22 | 29/10/2026

Nis seanca plenare në Kuvend, opozita i bie tavolinave! Bllokojnë edhe foltoren (VIDEO)

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe kaos. Në momentin që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka...
10:15 | 29/10/2026

Rritje pagash për policinë e Shtetit, Malaj zbulon se cila kategori do të përfitojë

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit është ndalur edhe te dy sektorë të rëndësishëm si shëndetësia dhe siguria publike. Ai theksoi se...
09:25 | 29/10/2026