Berisha shpërthen ndaj Taulant Ballës: O kriminel, nuk ke vend në parlament, do jesh në burgun e sigurisë së lartë!

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha, ka shpërthyer në Parlament ndaj Taulant Ballës, duke e akuzuar atë se është më kriminel se kriminelët.

Berisha e paralajmëroi që të largohet nga parlamenti, pasi në të kundërt do ta “tërhiqnin zvarrë”.

Të lidhura

None found

Po ashtu, Berisha tha se është Taulant Balla ai që shan dhe ofendon studentët që protestojnë.

“Dil o kriminel, shko aty ku e ke vendin. Dil o Taulant, nuk ke vend më në parlament, por do jesh në burgun e sigurisë së lartë. A je ti o kriminel, që shkove në Shkodër dhe lirove me urdhër të Suel Celës terroristët që i vunë tritol Lulzim Kullës. A je ti o kriminel që shoqërove Edmond Begon të dënuar me 17 vite burg. Dil këtu o kriminel, dil të të shohin. Dil se ti je ai që shan studentët, a je ti o kriminel që mban tre telefona. Dil se do të të vijë dita. Ti je me kriminel se Sueli, se Bajrat, je me kriminel se cdo kriminel në Shqipëri,. Prandaj të mban ai ty këtu. Duhet të dalësh nga parlamenti, se zvarrë do të të nxjerrim”, tha Berisha.


Shtuar më 29.10.2026 10:51