Java e nëntë e Abissnet Superiore mbyllet sot me dy përballje. Fillimisht, në orën 13:30, Tirana dhe Dinamo përballen në derbin e kryeqytetit, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Kuotat e bëjnë Tiranën favorite për tri pikët, me koeficient 2.30. Fitorja e Dinamos vlerësohet me 2.80, ndërsa barazimi me 3.10.
Të lidhura
None found
Ndeshja tjetër luhet në orën 18:30 në Rrogozhinë, ku Egnatia pret Teutën. Sipas koeficientëve, kampionët kanë shanse të mira për të fituar, me kuotën 1.83.


Një triumf i Teutës në “Egnatia Arena” kuotohet me 3.80, kurse barazimi me 3.25. Parashikimet e shohin Egnatian në pozita të favorshme për të mposhtur Edlir Tetovën, ish-trajnerin e kampionëve të Superiores.





