FSK-së i shtohen edhe 12 kamionë ushtarakë, Kurti: Po forcojmë kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s
Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë të rinj ushtarakë “Unimog 5T” të markës Mercedes Benz, të cilët i bashkohen flotës së flotës ushtarake bashkë me 8 kamionët “Rheinmetall KX 8×8” të mbërritur ditë më parë.
Përmes një njoftimi në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se numri i kamionëve të këtyre dy kategorive ka arritur tashmë në 35 automjete, ndërsa dhjetëra të tjerë pritet të mbërrijnë gjatë vitit 2027.
“12 kamionë ushtarakë Unimog 5T, 4×4, të tipit Mercedes Benz iu shtuan sot flotës prej 15 kamionëve Rheinmetall. Ditë më parë kanë arritur edhe 8 kamionë të tjerë KX 8×8 të blerë nga Rheinmetall. Me këto prurje të reja, numri i kamionëve të këtyre dy kategorive arrin në 35 automjete. Dhjetëra kamionë të tjerë Unimog dhe Rheinmetall janë blerë dhe do të vijnë në vitin 2027.
Kamionët Unimog 5T janë të projektuar për të ofruar lëvizshmëri në terrene të vështira, përfshirë rrugët e paasfaltuara dhe zonat malore, kurse kamionët Rheinmetall me konfigurim 8×8 shtojnë kapacitetet transportuese të FSK-së dhe kontribuojnë në forcimin e mbështetjes logjistike.
Një forcë moderne nuk ndërtohet vetëm përmes armatimit dhe pajisjeve luftarake, por edhe përmes kapaciteteve që i mundësojnë asaj të lëvizë, të furnizohet dhe të veprojë në mënyrë efikase. Këto investime janë pjesë e angazhimit tonë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Republikës së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s dhe me synimin për të garantuar sigurinë e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë. Të premten e kaluar u betuan 515 rekrutë të rinj, në fillim të kësaj jave filluan trajnimin edhe 209 rekrutë të tjerë, ndërsa këtë javë po e mbyllim me pranimin e 12 kamionëve”, ka shkruar Kurti.
Sërish protestë nesër në Kosovë, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara
Tymuese të kuqe dhe parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës
Nis protesta në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt
- 10:46 Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)
- 10:44 Mungesa e avokatëve shtyn seancën ndaj Ilir Beqajt për dosjen e Sterilizimit
- 10:34 Mbi 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona në Shkodër! Shpallen në kërkim 3 të tjerë (Detaje)
- 10:28 Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, thirrje qeverisë: Rishikoni barrën tatimore
- 10:22 Peleshi i heq fjalën Berishës për gjithë seancën, kreu i PD-së akuzoi PS-në për dhunën ndaj studentëve
- 10:15 Nis seanca plenare në Kuvend, opozita i bie tavolinave! Bllokojnë edhe foltoren (VIDEO)