Lajmi i fundit

LIVE - Seanca parlamentare dhe protesta

Berisha: Kongresmenët amerikanë kërkuan sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut, të gjithë do shkoni pas saj në burg

10:45, 29/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës ka cituar në parlament edhe qëndrimin e dy kongresmenëve amerikanë që kërkuan sekretarit të Shtetit Rybio sanksionimin e Ramës dhe Ballukut.

‘Kongresmenët amerikanë kërkuan sanksionimin e Ramës dhe Lubi Ballukut, të gjithë do shkoni pas saj në burg’, tha lideri i opozitës.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, një mbështetje e madhe vjen Kongresi i SHBA.

Dy kongresmenë ndër më të shquarit të atij vendi i dërgojnë një letër sekretarit Rubio.

Kongresmeni Joe Ëilson, kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongresin amerikan dhe kongresmeni Keith Self.

Në këtë letër ata kërkojnë sanksionimin e Edi Ramës.

Ata kërkojnë sanksionimin e Lubi Ballukut.

E di si do shkoni ju pas Lubisë, njëri pas tjetrit.

E keni parasysh legjendën që kur i prekte zana, shndërroheshin në gurë. Ju do shndërroheni në të burgosur.

Ju u ka peng Lubia.

Pra, ju u ka prekur Lubia, të gjithë do jeni në burg si Lubia.

Mos e mbroni Padrinon, mos e mbroni një kriminel, një shpirt xhelat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco