Skip to content
29 October, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Megaoperacioni “Polinomi”, kapen 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona, 3 shpallen në kërkim

ShkodraWeb 29 October, 2026
full hd.05_18_22_03.Still088

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ju falënderoj për praninë tuaj, sot, për të bërë prezente për ju dhe nëpërmjet jush, për qytetarët, rezultatet e një hetimi intensiv 4-mujor, nga sektorët për Hetimin e Narkotikëve dhe të Mbështetjes Operacionale Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës.

Hetimi profesional, me metoda proaktive, rezultoi me finalizimin e megaoperacionit të koduar “POLINOMI”, në kuadër të të cilit u goditën tentativa e një grupi kriminal, për të shitur brenda dhe jashtë shtetit, mbi 265 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe posedimi i kundërligjshëm i minave të dyshuara antitank.

Personat e arrestuar: Admir Selgjekaj, 38 vjeç, Elsid Ramci, 25 vjeç, Bujar Kukaj, 56 vjeç, dhe Naim Kukaj, 52 vjeç

Konkretisht, në kuadër të megaoperacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. S., 38 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim;
-E. R., 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë vëllezërit, shtetasit:
-B. K., 56 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-N. K., 52 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Personat e shpallur në kërkim: Esat Kukaj, 58 vjeç, Denjan Kukaj, 23 vjeç, dhe Anarldo Mulleti, 39 vjeç

Më tej, në vijim të megaoperacionit, u shpallën në kërkim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, vëllai tjetër i të arrestuarve, shtetasi E. K., 58 vjeç, djali i 56-vjeçarit, shtetasi D. K., 23 vjeç, si dhe shtetasi A. M., 39 vjeç.

Të 7 këta shtetas, të identifikuar si pjesëtarë të një grupi kriminal në fushat e prodhimit dhe trafikimit të sasive të mëdhaja të lëndëve narkotike, janë banues në Malësi të Madhe dhe kanë precedentë të mëparshëm kriminalë, për veprimtari në të njëjtat fusha.

Në kuadër të megaoperacionit “POLINOMI”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndërhynë në lagjen “Guraj”, Malësi e Madhe, ku ndaluan automjetin tip “Volkswagen Passat” që drejtonte shtetasi E. R..

Nga kontrollet në këtë automjet dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, B. K. dhe N. K., u gjetën në total dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 265,4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e përgatitur dhe e paketuar për shitje dhe për trafikim.

Më tej, nga kontrollet e mëtejshme, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit B. K., u gjetën 2 mina të dyshuara antitank, të cilat iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura, për ekzaminim të mëtejshëm.

Ndërkaq, lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 celularë dhe 6 automjete që përdoreshin për transportimin e saj.

Gjatë periudhës hetimore ka rezultuar se shtetasit B. K., N. K., D. K. dhe E. K., familjarë të njëri-tjetrit, magazinonin dhe paketonin lëndën narkotike, ndërsa shtetasit A. S., E. R. dhe A. M. organizonin transportin dhe shitjen e saj, brenda dhe jashtë shtetit.

Policia e Shkodrës vijon intensivisht kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon hetimi për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë të përfshirë në të, si dhe për të individualizuar rolin dhe përgjegjësinë e secilit.

Të nderuar qytetarë,

Ky megaoperacion, puna për kapjen e shtetasve në kërkim, goditjet e përditshme kundër kultivimit, prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, transportimit ilegal të emigrantëve dhe kundër çdo forme tjetër kriminalitet, dëshmojnë angazhimin e palëkundur të Policisë së Shkodrës, për të garantuar rend dhe siguri në të gjithë territorin e qarkut.

Aleati kryesor i këtyre përpjekjeve është komuniteti i qarkut Shkodër, të cilin gjej rastin ta ftoj për bashkëpunim më të ngushtë me Policinë, duke denoncuar menjëherë çdo indicie që kanë për paligjshmëri.

Ju siguroj se reagimi ndaj çdo shqetësimi dhe çdo raportimi do të jetë parësor dhe konform ligjit. /Konferencë për median, e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues Dashamir Spaho, mbi rezultatet e megaoperacionit antidrogë, të koduar “POLINOMI”/

Post navigation

Previous: Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së

TË FUNDIT

miri bruli 2026

Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së

ShkodraWeb 29 October, 2026
ushqime familje

DEKRIPTIM – Paketa që vulos varfërinë dhe zyrtarizon polarizimin e skajshëm të shoqërisë shqiptare…

ShkodraWeb 29 October, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 29 tetor 2026…

ShkodraWeb 29 October, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Megaoperacioni “Polinomi”, kapen 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona, 3 shpallen në kërkim 29 October, 2026
  • Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së 29 October, 2026
  • DEKRIPTIM – Paketa që vulos varfërinë dhe zyrtarizon polarizimin e skajshëm të shoqërisë shqiptare… 29 October, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 29 tetor 2026… 29 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 29 tetor 2026… 29 October, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 29 tetor 2026… 29 October, 2026
  • Ministrja e Shendetësisë jep lajmin e mirë për Erjon Vishkullin, ja çka bërë profesori italian Stanislao Rizzo 28 October, 2026
  • VIDEO – Historike, Vora merr fitoren e parë me Vllazninë, kuqeblutë vazhdojnë në ujëra të turbullta… 28 October, 2026
  • Gjykata e Apelit Administrativ pezullon vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkot të GJKKO… 28 October, 2026
  • Me mbi 72% të votave të numëruara në Izrael, kampi i Netanyahut siguron 54 mandate… 28 October, 2026
  • Mbyllen hetimet për ish- zëvendëskryeministren, dosja me 15 krime e Ballukut së shpejti në Gjykatën e Posaçme 28 October, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 28 tetor 2026… 28 October, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.05_18_22_03.Still088

VIDEO – Megaoperacioni “Polinomi”, kapen 265 kg kanabis, arrestohen 4 persona, 3 shpallen në kërkim

ShkodraWeb 29 October, 2026
miri bruli 2026

Do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, biznesmeni nga Velipoja transferohet nga burgu i Fierit drejt QSUT-së

ShkodraWeb 29 October, 2026
ushqime familje

DEKRIPTIM – Paketa që vulos varfërinë dhe zyrtarizon polarizimin e skajshëm të shoqërisë shqiptare…

ShkodraWeb 29 October, 2026
shtypi ditor 26

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 29 tetor 2026…

ShkodraWeb 29 October, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.