Mes tymit dhe flakadanëve të PD-së mazhoranca voton me 84 vota ligjin për Bankën e Shqipërisë, që i jep imunitet nga arrestimi Guvernatorit Sejko, të pranishëm edhe Rama e Balluku

29/10/2026 13:25

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend ka nisur me tensione.

Opozita bllokoi menjëherë foltoren, ndërsa fjalën e mori lideri i PD-së, Sali Berisha.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se deputetët socialistë meritonin plumbat e gomës dhe gazin lotsjellës të hedhur në protestë dhe menjëherë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i hoqi fjalën për gjithë ditën.

Gjatë tensioneve, Peleshi ka ndërprerë dy herë seancën.

Top Channel