Rrustemi: Kosova po ndërton strategji shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se nisja e punës së grupit punues për hartimin e strategjisë shtetërore për fazën e apelit të ish-krerëve të UÇK-së shënon marrjen e përgjegjësisë institucionale të Kosovës ndaj këtij procesi gjyqësor.

Grupi punues, i kryesuar nga Glauk Konjufca, është takuar të mërkurën, më 28 tetor, në mbledhjen konstituive, ku ka nisur angazhimin për hartimin e strategjisë që lidhet me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Rrustemi tha se për herë të parë po ndërtohet një përgjigje e organizuar shtetërore ndaj një procesi që, sipas tij, ka prodhuar pasoja politike, juridike dhe njerëzore.

“Për herë të parë po ndërtohet një përgjigje e organizuar shtetërore për një proces gjyqësor që ka prodhuar pasoja politike, juridike dhe njerëzore. LVV-ja e kundërshtoi themelimin e Gjykatës Speciale, sepse e kuptuam se çka po krijohej: një mekanizëm i veçantë gjyqësor dhe i ndërtuar ndaj UÇK-së… Nisja e punës së grupit për strategji shtetërore të apelit shënon marrjen e kësaj përgjegjësie në nivel institucional. Ai dëshmon se Republika e Kosovës nuk mund të qëndrojë pa vepruar në procese që tjetërsojnë historinë e çlirimit të saj. Ne do të jemi pjesë e këtij angazhimi me bindjen që kemi mbrojtur vazhdimisht. UÇK-ja s’ka nevojë për rehabilitim historik. Lufta e saj ishte luftë për liri”, tha ai./KosovaPress/

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika