Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota pro ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë, të cilat parashikojnë mbrojtje të posaçme për guvernatorin, duke kufizuar mundësinë e marrjes së masave ndaj tij pa autorizimin e Kuvendit.
Sipas ndryshimeve të miratuara në seancën plenare të kësaj të enjteje, ndaj guvernatorit nuk mund të vendoset masë arresti dhe nuk mund të kryhen kontrolle në banesë apo kontrolle vetjake pa autorizimin e Kuvendit.
Për miratimin e këtij ligji kërkohej shumicë e cilësuar votash. Në votim morën pjesë 84 deputetë, nga të cilët 81 ishin të Partisë Socialiste dhe 3 të Partisë Socialdemokrate (PSD).
Nga radhët e Partisë Socialiste mungoi vetëm deputeti Ceno Klosi.
Miratimi i ndryshimeve me shumicë të cilësuar i hap rrugë zbatimit të dispozitave të reja, që përcaktojnë garancitë ligjore për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.
Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
Mungesa e avokatëve shtyn seancën ndaj Ilir Beqajt për dosjen e Sterilizimit
Peleshi i heq fjalën Berishës për gjithë seancën, kreu i PD-së akuzoi PS-në për dhunën ndaj studentëve
- 11:21 Aksidentoi dy gra dhe u largua nga vendngjarja, kapet pas disa minutash i riu në Korçë
- 11:12 Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
- 11:12 Aksidenti me 68 të vdekur në Spanjë, zbardhen bisedat mes makinistëve dhe qendrës së kontrollit pak para përplasjes
- 11:00 Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit
- 10:54 Aksident në Korçë, plagosen dy gra! BMW largohet nga vendi i ngjarjes
- 10:47 FSK-së i shtohen edhe 12 kamionë ushtarakë, Kurti: Po forcojmë kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s