Kronikë
Ergys Agasi mbërrin në burgun e Fierit, transferohet nga Bradasheshi

Ergys Agasi është transferuar nga burgu i Bradasheshit drejt burgut të Fierit, ku pritet të vijojë qëndrimin në paraburgim.
Urdhri për transferimin e tij është firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo. Lëvizja është kryer për arsye sigurie, ndërsa më herët nuk ishte bërë publik institucioni ku do të dërgohej Agasi.
Reklamë
Transferimi i tij vjen një ditë pas lëvizjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




