Tuesday / November 3 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Rënia e lindjeve, bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025

Share Share Icon

Rënia e lindjeve dhe pakësimi i fëmijëve ka ulur aktivitetin e konsultoreve për nënat dhe fëmijët në vendin tonë. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT gjatë vitit 2025 u kryen rreth 9,2 milionë vizita në shërbimin e kujdesit shëndetësor parësor, me një rritje prej 2,9% krahasuar me vitin 2024.

Nga totali i vizitave, 42,2% u realizuan në qendra shëndetësore, 34,1% në poliklinika dhe 23,7% në ambulanca. Personat mbi 60 vjeç përbënin 34% të vizitave të kryera në qendrat shëndetësore dhe ambulanca.

Në të kundërt, vizitat në konsultorin e fëmijës shënuan rënie. Gjatë vitit 2025 u regjistruan rreth 223 mijë fëmijë dhe u kryen rreth 697 mijë vizita, ose mesatarisht 3,1 vizita për fëmijë. Numri i vizitave ishte 4,7% më i ulët krahasuar me vitin 2024. Rënie u regjistrua edhe në konsultorin e gruas, ku u kryen 181.908 vizita, 1,6% më pak se një vit më parë. Nga këto, 75,2% ishin vizita obstetrikale dhe 24,8% gjinekologjike. Ndërkohë, mbulimi vaksinal i fëmijëve brenda vitit të parë të jetës vijoi të mbetej i lartë, në intervalin 96-99%, sipas vaksinave të përfshira në skemën kombëtare.

Popullsia pakësohet, por numri i pacientëve në spitale në rritje

Ndonëse popullsia e vendit është tkurrur ndjeshëm gjatë tranzicionit me vetëm 2,36  milionë banorë në vitin 2025, numri i pacientëve në spitale po vjen në rritje nga viti në vit, si rrjedhojë e plakjes së popullsisë dhe rritjes së sëmundjeve kronike.

Sipas INSTAT  në vitin 2025, numri i pacientëve të shtruar në institucionet spitalore publike arriti në 306.736, me një rritje prej 2,5% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Ndërkohë, në spitalet publike u kryen 66.858 ndërhyrje kirurgjikale, 2,4% më shumë se në vitin 2024. Megjithëse aktiviteti spitalor është rritur, shfrytëzimi i kapaciteteve mbetet relativisht i ulët. Sipas INSTAT, shtretërit spitalorë publikë u shfrytëzuan mesatarisht 176 ditë gjatë vitit, ose 48,2% të ditëve kalendarike. Kjo tregon se, mesatarisht, shtretërit mbetën të pashfrytëzuar për më shumë se gjysmën e vitit.

Kohëzgjatja mesatare e qëndrimit të një pacienti në spital ishte 4,5 ditë, nga 4,7 ditë në vitin 2024.

Në Shqipëri funksiononin gjithsej 75 spitale gjatë vitit 2025, nga të cilat 43 publike dhe 32 private. Institucionet spitalore publike kishin në dispozicion 9.065 shtretër, ndërsa 7.865 prej tyre përfshihen në llogaritjen e treguesve të aktivitetit spitalor.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja

Mbi 10 mijë automjete elektrike që qarkullojnë në Shqipëri pritet të përfshihen në skemën e re të taksimit. Për herë të parë gjithashtu do të aplik...

53 minutes më parë 3 Min Lexim

Rritje çmimesh dhe kosto shtesë për profesionet e lira, APL analizon efektet e paketës së re

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) mbështetur në të dhënat e çmimeve dhe fuqisë blerëse sipas Eurostat dhe INSTAT, evidenton hendekun mes kost...

16 hours më parë 14 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!