Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj Naim Murselit dhe dy tjerëve

Gjykata e Apelit e ka mbyllur për publikun seancën e Kolegjit ku do të elaborohen ankesat ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Me aktgjykimin e 21 prillit 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kolegji i Apelit në këtë rast përbëhet nga Mentor Hajra- kryetar, Xhevdet Abazi- gjyqtar referues dhe Arben Hoti- anëtar.

Gjyqtari referues Abazi tha se në seancën e Apelit do të elaborohen ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e mbrojtësve të të akuzuarve: Shemsedin Piraj, Ndrecë Dodaj dhe Skender Dodaj, si dhe përfaqësuesit të palës së dëmtuar- avokatit Leutrim Sylaj.

Gjyqtari tha se Prokuroria dhe pala e dëmtuar, kanë paraqitur ankesë për shkak të vendimit mbi dënimin për të akuzuarin Kokalla, duke kërkuar edhe për të dënim me burgim të përjetshëm.

Kurse, Prokuroria e Apelit ka propozuar po ashtu që Kokallës t’i shqiptohet dënim me burgim të përjetshëm.

Më pas, gjyqtari Hajra bëri të ditur se seanca do të vazhdojë e mbyllur për publikun për shkak të rrethanave të rastit, gjegjësisht raportet familjare të palëve.

“Arsyet pse seanca do të vazhdojë e mbyllur, do t’i japë kolegji pasi publiku të largohet nga salla”, theksoi Hajra.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika