Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit. Në disa momente, situata ka kërkuar edhe ndërhyrjen e punonjësve të Gardës, duke sjellë përplasje fizike me deputetë të Partisë Demokratike.
Në një moment shihet deputetja e PD-së, Greta Bardeli, e cila me një pankartë në dorë, tenton të qëndrojë në karriget ku ulen ministrat. Në këtë moment ndërhyjnë punonjësit e Gardës, të cilët nuk e lejojnë të qëndrojë aty. Gjatë ndërhyrjes, deputetë të opozitës thërrasin: “Mos e shty, mos e prek me dorë”.
Në një tjetër moment deputeti i PD-së, Beldi Himçi, duke u përplasur me punonjësit e Gardës.
Shfaq Komentet (0)






