Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari

Kapet duke transportuar 21 emigrantë me destinacion Italinë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar gjatë natës pranë fshatit Shkallë, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 shtetas nga Iraku dhe Irani. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Sarandë, emigrantët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri përmes kufirit tokësor me Greqinë.

Operacioni i koduar “Tranzit 2” përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Z., 35 vjeç, lindur Ukrainë dhe banues në Venecia, Itali. Furgoni me të cilin po transportoheshin shtetasit e huaj u sekuestrua nga policia.

Nga hetimet e deritanishme, policia dyshon se destinacioni përfundimtar i emigrantëve ishte Italia dhe se pagesa për transportimin ishte 2 800 euro për person. Për 21 shtetasit, shuma e përgjithshme e dyshuar arrin në 58 800 euro.

Ky është një tjetër rast i goditur brenda pak ditësh në zonën e Sarandës. Në operacionin e mëparshëm ishte arrestuar një tjetër person për transportimin e emigrantëve kundrejt një pagese prej 2 500 eurosh për person.

Ndërkohë, 21 shtetasit nga Iraku dhe Irani janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, sipas njoftimit të policisë.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në organizimin e transportit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Shuhet në moshën 69-vjeçare Apostol Lako, një emër i njohur në fushën e arsimit
Lexoni më shumë
Ndryshon orari në Qafë Botë, pala greke rikthen orarin dimëror
Lexoni më shumë
Finiq, i vjedhin të moshuarës 6,800 euro që i kishte kursyer për një operacion – VIDEO
Lexoni më shumë
Laert Vasili dhe Drilon Hoxha rikthehen në  Sarandë dhe e gjejnë sërish pa kinoteatër
Lexoni më shumë
Luftëtari mposht Butrintin në Sarandë, Delvina merr një pikë ndaj Albpetrolit
Lexoni më shumë
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.