Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se dje, më 28.10.2026, rreth orës 17:00, në fshatin Vrapçisht, pranë Gostivarit, policia e ekipit mobil „Task Force“ ndaloi K.S. (40) dhe S.M. (39), të dy nga Gostivari, si dhe N.B. (22) nga fshati Vërbjan.
Gjatë kontrollit të një taksie me targa të Gostivarit, që drejtohej nga S.M. dhe ku udhëtonin K.S. e N.B., te K.S. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Ndërsa te S.M. policia gjeti dhe konfiskoi një send me mbetje kokaine.
Të lidhura
None found
Të tre personat u shoqëruan në stacionin policor. Sipas MPB-së, pasi të përfundojë dokumentimi i plotë i rastit, ndaj tyre do të dorëzohet parashtresa përkatëse.







