Kryesore

Transferimi i Erion Veliajt në paraburgimin e Fierit/ Sherr në grupin e PS, Çuçi-Gogut: Ku e ke dokumentacionin? Jep dorëheqjen nëse…

11:53 - 29.10.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vendimi për të transferuar kryebashiakun e Tiranës nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit ka shkaktuar tensione brenda për brenda socialistëve, madje është kërkuar dhe dorëheqja e ministrit të drejtësisë.

Mësohet se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputetit Bledi Çuçi i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë Toni Gogu dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me transferimin e Veliajt nga Durrësi në Fier.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!” i është drejtuar Çuçi ministrit të drejtësisë.

Transferimi i papritur i Veliajt ka ndezur debate mes socialistëve, sa në rrethana të tilla deputetit socialist i ka kërkuar dorëheqjen ministrit.

Ndërkaq, mëngjesin e kësaj të enjte, nëna e Erin Veliajt mësohet se ka mbërritur në ambientet e IEVP-së së Fierit duke kërkuar takim me djalin e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.