Mes tymueseve, flakadanëve dhe protestës së opozitës për të diskutuar në kuvend dhunën barbare të policisë në protesta, Kuvendi kaloi vetëm me votat e maxhorancës të gjitha pr/ligjet në rendin e ditës.
Në një prononcim për Kuvendin deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti tha se maxhoranca po përpiqet të injorojë revoltën e studentëve dhe mohojnë krizën politike në të cilën ndodhet vendi.
“Në këtë situatë të sotme nuk mund të ketë rend tjetër veçse revolta e studentëve. Kjo përngjan me revoltën në Kinë, kur qeveria kineze gjatë kohës që njerëzit vriteshin me tanke miratonte në kuvend planin 5 vjeçar për bujqësinë. Parlamenti duhej të diskutonte për krizën në Shqipëri. Këta ( I referohet maxhorancës) përpiqen ta mohojnë krizën por kriza është aty, prandaj ne protestuam se në rend të ditës duhe të ishte kriza dhe revolta e studentëve.
Ju vetë keni provuar dhunën policore gjatë protestës pse? Të rrijë një individ.
Sfida e opozitës shqiptare është të dëgjojë zemërimin e njerëzve. Shqipëria është në krizë të madhe. Zemërimi shoqëror sot është rendi I ditës. Kur një pushtet përdor dhunën ai është në fundin e tij. Kjo është çështje kohe.
Ai kishte dhe një mesazh për studentët protestues?
‘Vijoni të protestoni sepse kështu çlirohet Shqipëria. Ata i dhanë një leksion Shqipërisë. Vijoni sepse ju jeni rritur pa mite, vijoni sepse Shqipëria tek ju e ka shpresën”
© SYRI.net
‘6 mijë $ kush qëndron në turma’ - Daily Mail jehonë gjobave arbitrare të qeverisë kundër protestuesve
Milvën e sollën nga spitali, Balluku hyn si ‘hajdute’ në sallë/ ‘Kartonat’ e Ramës miratojnë ligjin e Bankës së Shqipërisë
Tensionet në Kuvend/ Vijon protesta e deputetëve të PD-së, ndezin tymuese! Maxhoranca voton ligjin e Bankës mes tymit