Monday / November 2 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Puna që kushton jetë, 48 punonjës humbën jetën në 2025, rritje me 45%

Share Share Icon

Siguria në vendin e punës vijon të mbetet një problem shqetësues në Shqipëri. Gjatë vitit 2025, 48 punonjës humbën jetën si pasojë e aksidenteve në punë, 15 më shumë se një vit më parë, ndërsa rritje ka shënuar edhe numri i përgjithshëm i të aksidentuarve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i viktimave u rrit me 45,5% krahasuar me vitin 2024, kur ishin regjistruar 33 humbje jete. Mesatarisht, katër punonjës kanë humbur jetën çdo muaj si pasojë e aksidenteve në punë gjatë vitit të kaluar.

Rritja nuk është kufizuar vetëm te rastet me pasoja fatale. Në vitin 2025 u regjistruan gjithsej 212 punëmarrës të aksidentuar, 19,8% më shumë krahasuar me vitin 2024. Bazuar në këtë ndryshim, një vit më parë numri i të aksidentuarve ishte rreth 177.

Paralelisht është shtuar edhe numri i inspektimeve të kryera për shkak të aksidenteve në punë. Sipas INSTAT, gjatë vitit 2025 u realizuan 275 inspektime, duke shënuar një rritje prej 22,8% krahasuar me vitin paraardhës.

Sakaq, të dhënat e Inspektoratit Shtetëror të Punës për vitin 2025 tregojnë se sektori i ndërtimit vijon të jetë ndër aktivitetet ekonomike me rrezikun më të lartë për punonjësit. Sipas raportit vjetor të institucionit, gjatë vitit 2025 në ndërtim u regjistruan 48 punëmarrës të aksidentuar, nga të cilët 18 raste me pasojë fatale. Në vitin 2024, në të njëjtin sektor ishin regjistruar 37 punonjës të aksidentuar, prej të cilëve 11 kishin humbur jetën.
Sipas analizës së Inspektoratit, aksidentet fatale në këtë sektor lidhen kryesisht me rëniet nga lartësia, rënien e objekteve dhe mangësitë në zbatimin e masave mbrojtëse.

Ndërkohë, në shpërndarjen e aksidenteve pa pasoja fatale sipas sektorëve, ndërtimi zë 22,6%, prodhimi 20,7% dhe sektori minerar 14,6%. Kategoria e aktiviteteve të tjera përbën 29,5% të rasteve, ku përfshihen edhe aksidente rrugore të ndodhura gjatë punës.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Buxheti 2027 ndan fondet për 61 bashki, pa reflektuar reformën territoriale me 46

Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki, ndonëse Kuvendi...

3 hours më parë 3 Min Lexim

BSH paralajmëron se ulja e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla mund të rrisë çmimet

Banka e Shqipërisë shprehu sot një opinion pozitiv për projektbuxhetin e vitit 2027, por theksoi se plani i të ardhurave është në kufirin e sipërm ...

4 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!