Seanca e parlamentit të Armenisë përfundon në kaos, deputetët përleshen mes vete

Seanca e parlamentit të Armenisë u shndërrua në kaos, pasi deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës u përfshinë në një përleshje masive brenda sallës së parlamentit.
Tensionet mes ligjvënësve u përshkallëzuan gjatë debatit, duke kaluar nga përplasjet verbale në konfrontim fizik, transmeton Telegrafi.
Situata doli jashtë kontrollit, ndërsa sigurimi i parlamentit u detyrua të ndërhynte për të ndarë deputetët dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.
Për shkak të përleshjes, seanca parlamentare u pezullua dhe u shpall një pauzë, në përpjekje për të qetësuar situatën.
Incidenti shënoi një moment të tensionuar në punimet e parlamentit armen, ku përplasjet mes pozitës dhe opozitës përfunduan në dhunë fizike. /Telegrafi/
Armenia's parliament briefly turned into Fight Club. First rule: Forget the rules of procedureA parliamentary session descended into a mass brawl between ruling party and opposition lawmakers. The argument got so heated that parliamentary security had to step in and separate the MPs.The session was suspended, and a break was called.
— NEXTA (@nexta_tv) October 29, 2026







































