Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas votimit dhe tensioneve në sallën e Kuvendit, mbyllet seanca parlamentare

    Paketat Fiskale 2027/ Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

    Lufta/ Pse e ka të vështirë Ukraina që ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Lufta/ Pse e ka të vështirë Ukraina që ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime?
    Botë

    Lufta/ Pse e ka të vështirë Ukraina që ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime?

    October 29, 2026
    Lufta/ Pse e ka të vështirë Ukraina që ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime?

    Një aerodrom ushtarak në Krime është transformuar në një qendër për lëshimin e dronëve.

    Aerodromi Hvardiyske, që gjendet në qendër të Gadishullit ukrainas të Krimesë të okuptuar nga Rusia, fillimisht u identifikua si vend për lëshimin e dronëve sulmues në mars të vitit 2025 dhe tani po përdoret pothuajse përditë për sulme, sipas ushtrisë së Ukrainës. Baza njihet me emrin Gvardeiskoye në rusisht.

    Një imazh i realizuar më 11 tetor nuk shfaq asnjë aeroplan ushtarak, por tregon një infrastrukturë të re më të gjerë, për të cilën vëzhguesit thonë se lidhet me lëshimin e dronëve nga kjo bazë ajrore e epokës sovjetike.

    Transformimi i bazës Hvardiyske ka ngritur pikëpyetje se pse Kievi nuk ka arritur ta nxjerrë jashtë funksionit këtë objekt me dronët sulmues dhe raketa.

    Ukraina ka sulmuar shpesh depot ruse të dronëve dhe objektet e lëshimit të tyre në Krime, përfshirë ato në Kepin Çauda, në juglindjen e largët të gadishullit, si dhe pranë Balaklavës, ku një sulm thuhet se e nxori objektin jashtë funksionit. Hvardiyske është goditur nga dronët ukrainas, por dëmet kanë qenë minimale.

    Një banor i Krimesë dhe ish-oficer i ushtrisë ukrainase foli për Shërbimin e REL-it për Krimenë, duke kërkuar që të mbetej anonim, lidhur me arsyet se pse Ukraina ende nuk ka arritur që ta nxjerrë jashtë funksionit qendrën e madhe Hvardiyske të dronëve.

    “Sipas mendimit tim, arsyeja kryesore është se operacionet me dronë atje janë të shpërndara në pjesë të ndryshme të bazës ajrore”, tha ai. “Pika e lëshimit ndodhet në një vend, zona e mirëmbajtjes në një tjetër, ndërsa depot në një vend tjetër”.

    “E gjithë kjo është infrastrukturë relativisht e thjeshtë, që mund të rikthehet lehtësisht në funksion, dhe një pjesë e saj ndodhet krejtësisht në zonë të hapur”, shtoi ai.

    Në imazhin satelitor të 11 tetorit, të siguruar nga REL-i (në fotografinë e mësipërme), shihen dhjetëra objekte të paidentifikuara, të vendosura disa metra larg njëra-tjetrës në një zonë të hapur me bar, në cepin jugperëndimor të bazës ajrore.

    Ish-oficeri i Forcave të Armatosura të Ukrainës i tha REL-it se një objekt nëntokësor i magazinimit, i ndërtuar nga sovjetikët për të ruajtur municionet e aeroplanëve dhe që ndodhet rreth 15 kilometra nga baza Hvardiyske, ka të ngjarë të përdoret për ruajtjen në sasi të mëdha të dronëve sulmues që lëshohen nga baza ajrore.

    “Ka shumë gjasa që Shahedët mund të jenë fshehur atje”, tha ai për REL-in, duke spekuluar se depërtimi në një hapësirë të tillë të fortifikuar magazinimi “ndoshta është i pamundur, edhe me raketat [e Ukrainës]”.

    Një arsye tjetër pse baza Hvardiyske mund të jetë objektiv më i vështirë për planifikuesit ukrainas të sulmeve është vendndodhja e tij në qendër të Krimesë, një gadishull që tani është i mbushur me sisteme të mbrojtjes ajrore.

    Ndryshe nga pikat e lëshimit në bregdet, të cilave mund t’u afrohesh nga deti, dronët ukrainas që shënjestrojnë bazën Hvardiyske “duhet të fluturojnë rreth 100 kilometra mbi tokë për të goditur këtë objekt, ku gjasat për t’u rrëzuar janë më të mëdha”, tha burimi.

    Fotografi nga arkivi e dronëve Shahed të ruajtur në hangarë në rajonin rus të Orjollit. Këta dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, të dizajnuar nga Irani, janë përdorur gjerësisht nga Rusia për të goditur objektiva në Ukrainë, teksa Moska prodhon edhe versione të saj.

    Baza ajrore Hvardiyske shërbeu si bazë e aviacionit detar sovjetik dhe më pas atij ukrainas.

    Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, objekti u mor nën kontroll nga Forcat Ajrore dhe Hapësinore të Rusisë, të cilat vendosën në këtë bazë bombarduesit Su-24M dhe aeroplanët sulmues Su-25SM, deri në shndërrimin e saj në një qendër për dronët. /REL/

    baza ruse e dronëve dronët rusë konflikti Rusi-Ukrainë Krimea lufta me dronë Lufta në Ukrainë Mbrojtja ajrore ruse objektivat ushtarake ruse operacionet ushtarake Rusia strategjia ushtarake sulmet ukrainase teknologjia ushtarake Ukraina zhvillimet në frontin e luftës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas votimit dhe tensioneve në sallën e Kuvendit, mbyllet seanca parlamentare

    October 29, 2026

    Paketat Fiskale 2027/ Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

    October 29, 2026

    Lufta/ Pse e ka të vështirë Ukraina që ta shkatërrojë bazën ruse të dronëve në Krime?

    October 29, 2026

    “Tërmet” në Stamboll/ Lëshohen urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Akuza për abuzime me tenderët dhe lejet

    October 29, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.