Pas votimit të projektligjit të ri për Bankën e Shqipërisë dhe tensioneve të regjistruara në sallën e Kuvendit, është mbyllur seanca parlamentare.
Seanca u shoqërua me përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa në përfundim u miratua projektligji për Bankën e Shqipërisë me 84 vota pro, duke siguruar shumicën e cilësuar të kërkuar për kalimin e tij.
Të pranishëm në këtë seancë ishin të pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, së bashku me ish-zv.kryeministren, Belinda Balluku.
Ndërkohë, deputetët e PD-së bllokuan foltoren, ku ndezën edhe tymuese e flakadanë.


