Nga tradhtar, në simbol i studentëve! Serbia ndryshon dhe Djokovic mund të kthehet nga azili në Greqi

Ish-numri 1 i botës në tenis ishte mbështetës i protestave pas tragjedisë së Novi Sadit. Më pas krisja me mediet proqeveritare dhe arratisja në Greqi. “Nole” është në krah të lëvizjes studentore.
“Jam shumë i lumtur për gjithë këtë që ndodhi. Ruaj respektin më të thellë për studentët që kanë luftuar dhe kanë treguar dinjitet e qëndrueshmëri. E admiroj shumë atë që kanë bërë. Arritën të rizgjojnë një sens krenarie në Serbi dhe në botë”.
Ky reagim i Novak Djokovic vjen nga turneu i Bazelit pas rezultatit elektoral në Serbi.
Qëndrimet e tenistit në favor të lëvizjes studentore janë të qarta që nga viti 2024. Më 25 tetor lista studentore fitoi zgjedhjet në Serbi, duke detyruar ish-presidentin Vucic të pranojë humbjen pas 14 vitesh dominim politik. Një rezultat historik.
E lindur nga poshtë dy vjet më parë, lëvizja studentore ka bërë opozitë fuqishëm ndaj sistemit të pushtetit autoritar. Kjo situatë mund ta kthejë “Nole”-n në Serbi pas dy vitesh azil në Greqi.
Djokovic është një idhull kombëtar, një hero popullor. Gjithmonë qeveritë, sidomos ato autoritare, përdorin sukseset sportive dhe kampionët si flamuj të madhështisë së një vendi. Për vite edhe “Nole” ishte funksional ndaj narrativës së pushtetit serb.
Në 2022-shin u prit nga Vucic pas dëbimit nga Australia për çështjen e Covid-it. Më pas tenisti u distancua nga përdorimi i atij takimi në fushatën elektorale të partisë. Më pas, në nëntor të 2024-ës, shembja e një strukture në stacionin hekurudhor të Novi Sadit që shkaktoi 16 viktima, nxiti protesta të mëdha kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes, me studentët në krye.
Djokovic zgjodhi të qëndrontë në krah të tyre. “Si një njeri që beson thellësisht në forcën e të rinjve dhe dëshirën e tyre për një të ardhme më të mirë, e shoh të rëndësishme që zëri i tyre të dëgjohet. Ajo që të gjithë kemi nevojë është respekti. Jam me ju, Novak”, – shkruante tenisti në atë kohë.
Në fillim ky mesazh në rrjetet soaciale, pastaj gjestet në publik. Në Australian Open 2025 sportisti ia dedikoi një fitore Sonja-s, një studenteje të dhunuar gjatë një manifestimi. Në shkurt u paraqit në një ndeshje basketbolli mes Partizanit dhe Crvena Zvezda-s me një fanellë, ku shkruhej “Students are champions”.
Mesazhe të qarta, që e transformuan Djokovic nga një simbol të dobishëm për pushtetin, në një figurë jo komode. Tabloidët pro qeverisë e akuzuan se mbështeste ata që donin destabilizimin e vendit. Nga një hero kombëtar u shpall tradhtar nga mediet afër qeverisë, ndaj dhe “Nole” u transferua familjarisht në Athinë. Ai mori me vete edhe turneun e tij të tenisit. Tani situata ka ndryshuar. “Fitorja qështë e qartë dhe të gjithë ne kemi shpresë se vendi ynë mund të bëjë progres. Mund të shijojmë të ardhmen që na pret”, – është shprehur Djokovic, që tani mund të kthehet pa problem në atdhe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




