Të dyshuar për krime lufte në Masakrën e Padalishtës, policia e Kosovës arreston dy persona

29 Tetor 2026 | 12:12

Policia e Kosovës këtë të enjte ka bërë me dije dy persona janë vënë në pranga pasi janë të dyshuar për krime lufte në rastin e Masakrës së Padalishtës, e regjistruar më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut.

Sipas njoftimit, policia e Kosovës dhe Prokurorisë Speciale arritën të kryenin arrestimet pas hetimeve të gjata.

 “Prishtinë, 29 tetor 2026 Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, nën autorizimin e Prokurorisë Speciale, ka ndërmarrë veprime hetimore për një periudhë të gjatë kohore në drejtim të dokumentimit të rastit i njohur si ‘Masakra e Padalishtes’ në Komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999, në Komunën e Istogut”, thuhet në njoftim.

“Në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, sot, më 29.10.2026 janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuar Z.B., dhe G.B. në fshatin Osojan dhe Cerkolez të Komunës së Istogut”, thuhet më tej në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FSK-së i shtohen edhe 12 kamionë ushtarakë, Kurti: Po forcojmë kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë të rinj ushtarakë “Unimog 5T”  të markës Mercedes Benz, të cilët i bashkohen flotës së...
10:47 | 29/10/2026

Sërish protestë nesër në Kosovë, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër  në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë ketë sërish protestë. “Do...
20:45 | 28/10/2026

Tymuese të kuqe dhe parulla në dyert e Qeverisë së Kosovës, protestuesit në Prishtinë kërkojnë dorëheqjet e Gërvallës dhe Sveçlës

Protestuesit kërkojnë drejtësi për viktimat e dhunës ndaj grave dhe përgjegjësi institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë. Prishtinë – Me parulla kundër dhunës...
17:38 | 28/10/2026