Debate në grupin e PS për transferimin e Veliajt, Bledi Çuçi kërkon dokumentacionin nga Toni Gogu
Debate janë zhvilluar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, përpara nisjes së seancës plenare të kësaj të enjteje, lidhur me transferimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit.
Burime bëjnë me dije se deputeti socialist Bledi Çuçi i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dokumentacionin që lidhet me transferimin e Veliajt.
Sipas të njëjtave burime, Çuçi i ka kërkuar Gogut të bëjë publike dokumentet përkatëse, duke i kërkuar dorëheqjen në rast se nuk i disponon ato.
Përplasja e raportuar brenda grupit parlamentar të mazhorancës vjen pas debatit publik mbi transferimin e Veliajt dhe kushtet në të cilat ai po mbahet në burgun e Fierit.
I pyetur nga gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Bledi Çuçi nuk pranoi të komentonte mbi debatin e zhvilluar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së.
Kuvendi miraton me 84 vota ndryshimet në ligjin për Bankën e Shqipërisë
Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
Mungesa e avokatëve shtyn seancën ndaj Ilir Beqajt për dosjen e Sterilizimit
- 12:12 Të dyshuar për krime lufte në Masakrën e Padalishtës, policia e Kosovës arreston dy persona
- 12:08 Hungaria do të vijojë bashkëpunimin bërthamor me SHBA-në sipas marrëveshjes së arritur gjatë qeverisjes së Orban
- 11:56 Rusia godet me dron trenin e pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës, 13 të vdekur dhe disa të plagosur
- 11:50 Lidhje me Shtetin Islamik, Iraku dënon me burgim të përjetshëm tre francezë
- 11:49 U merrte nga 2,800 euro, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë që transportonte 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani drejt Italisë
- 11:44 Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia