Vrasja e Arlinda Zekajt, Inspektorati Policor i Kosovës nis hetimet: Do të shqyrtojmë veprimet policore lidhur me rastin

29 Tetor 2026 | 12:26

Policor i Kosovës, IPK këtë të enjte ka njoftuar se ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës.

“Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

IPK ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media, përfshirë komunikimin e zyrtarëve policorë me viktimën dhe kohën e reagimit ndaj raportimeve të saj.

“Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, përfshirë, por pa u kufizuar, edhe komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe secilin raportim që ndërlidhet me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e institucionit.

Hetimet kanë nisur pasi në mediat në Kosovë kanë qarkulluar raportime se e ndjera ka kërkuar ndihmë disa herë por nuk janë marrë masa edhe pse ajo e ka shprehur qartë se ndihet e rrezikuar.

Në media janë bërë publike fjalët e saj drejtuar një zyrtari policor, përfshirë shprehjen: “Faruk, jam lodh, të lutem”, si dhe pretendimin se polici i kishte thënë: “Nuk të pranoj më”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të dyshuar për krime lufte në Masakrën e Padalishtës, policia e Kosovës arreston dy persona

Policia e Kosovës këtë të enjte ka bërë me dije dy persona janë vënë në pranga pasi janë të dyshuar për krime lufte në rastin...
12:12 | 29/10/2026

FSK-së i shtohen edhe 12 kamionë ushtarakë, Kurti: Po forcojmë kapacitetet mbrojtëse sipas standardeve të NATO-s

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar sot 12 kamionë të rinj ushtarakë “Unimog 5T”  të markës Mercedes Benz, të cilët i bashkohen flotës së...
10:47 | 29/10/2026

Sërish protestë nesër në Kosovë, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist bëri të ditur se nesër  në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” do të ketë ketë sërish protestë. “Do...
20:45 | 28/10/2026