Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka deklaruar se familja pret që vendimi i Gjykatës së Apelit për të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridonës të jetë me burgim të përjetshëm.

Ademaj ka theksuar se familja shpreson që edhe për Kushtrimin të merret vendim me burgim të përjetshëm, ashtu siç pret për Naimin dhe Granitin.


“Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin dhe Granitin, me burgim të përjetshëm, dhe presim që edhe për Kushtrimin të jepet vendimi me burgim të përjetshëm. Shpresojmë që lufta ndaj femicidit të përfundojë njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Ademaj. /Telegrafi/